Moti i lig i shoqëruar me erë të fuqishme, që ka përfshirë Komunën e Kaçanikut, të enjten pasdite, ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në fshatin Elezaj, përkatësisht në një objekt shkollor ku era e fortë përcjell me shi e breshër e ka hedhur përtokë kulmin e shkollës fillore “Nazmi Osmani”.
Fashti Elezaj është 7 kilometra larg qendrës së Kaçanikut, kurse ka 10 klasë mësimi. Në katin e sipërm aty ku ka goditur era e forte nga shembja e çatisë janë dëmtuar komplet të 5 klasat të cilat janë përmbytur nga uji e mbetjet, duke e bërë kështu të papërdorshëm skajshëm katin e epërm. Bankat e karriget nga kati sipër tashmë janë larguar nga aty dhe janë vendosur në katin e parë në hollin e shkollës.
Dëmi nuk është përllogaritur ende, por ai mendohet të jetë disa mijëra euro. Të premten për të parë situatën me dëme të mëdha në vendin e ngjarjes kishin arritur edhe autoritetet komunale të Kaçanikut.
Remzi Elezi, nënkryetar i kësaj komune, ka thënë se ekipi komunal ka dalë të shohë gjendjen dhe masat të cilat duhet marrë me urgjencë pas këtij dëmi në shkollën ku tashmë ka pasiguri të madhe nëse procesi mësimor mund të nisë më një shtator.
DJ Gimbo rikthen hitin e Rezarta Shkurtës me protagoniste në...
Dy gjigantët spanjoll interesohen për shërbimet e Marc Cucur...
Trump i mohon raportimet se bisedimet me Iranin janë ndërpre...
Kurti: Zotimi ynë i bërë para fermerëve të Mitrovicës për si...
Rama: Nuk kemi projekt për të anuluar në Zvërnec, kur të jet...
Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për ndeshjet miqësore t...