Problemet e vazhdueshme teknike në Pallatin që gjendet në lagjen Hajvalia në Prishtinë, që janë raportuar edhe në medie, siç kanë qenë prishja e liftit, mungesa e ajrosjes e së fundmi edhe vërshimi nga uji i disa zyrave të këtij objekti, ka shtyrë Prokurorinë që të nisë të hetojë zyrtarët që kanë qenë pjesë e Komisionit për pranimin teknik të objektit.
Komisioni në fjalë ka qenë i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Administratës Publike dhe Komunës së Prishtinës.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ymer Beka. “Ne jemi në proces të hetimeve, e kemi një rast të hapur, jemi duke hetuar ata që kanë bërë pranimin e objektit, pa i plotësuar kushtet pa e testuar hiç, janë aty të përfshirë Ministria e Administratës Publike dhe Komuna e Prishtinës”, ka theksuar Beka.
Sipas tij pjesëtarët e Komisionit “i kanë mbyllur sytë”, gjatë pranimit të objektit, prandaj ka thënë se ndodhin defekte të tilla. “Për momentin jemi duke marrë deklarata prej personave përgjegjës, në Ministri dhe në Komunë”, ka thënë Beka.
DJ Gimbo rikthen hitin e Rezarta Shkurtës me protagoniste në...
Dy gjigantët spanjoll interesohen për shërbimet e Marc Cucur...
Trump i mohon raportimet se bisedimet me Iranin janë ndërpre...
Kurti: Zotimi ynë i bërë para fermerëve të Mitrovicës për si...
Rama: Nuk kemi projekt për të anuluar në Zvërnec, kur të jet...
Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për ndeshjet miqësore t...