Pas publikimit të këngës zyrtare të kampionatit botëror në mes të Era Istrefit, Will Smith dhe Nicky Jam kanë nisur edhe reagimet e para për këngën.
Kjo kënga është publikuar në versionin audio ndërsa me 7 qershor do të publikohet edhe videoklipi i saj, shkruan arbresh.info.
Kënga mban titullin “Live it up”, ndërsa të gjithë shqiptarët i janë gëzuar pasi himnit i Kampionatit Botëror këtë vit këndohet nga këngëtarja nga Prishtina Era Istrefi.
Ndërsa sot Will Smith ka publikuar këngën në rrjetin social Facebook, duke bërë një promovim për shtetin tonë, Kosovën.
“Sapo kemi publikuar këngën zyrtare për “Kupën Botërore, Russia 2018! Le të valojnë flamujt e juaj në komente, dëshiroj t’i shoh! Ka shkruar aktori duke vendosur flamurin e Kosovës nën emrin e Erës./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/92304305160/videos/10160311180565161/
Përfundon afati në KQZ: 22 parti në garë, dy koalicione të r...
Teherani paralajmëron: Asnjë litër naftë nuk kalon Hormuzin ...
Nunezi pritet të kthehet në Evropë, këto klube e duan
BE dëshiron formim të shpejtë të qeverisë në Kosovë dhe komp...
Tre viktima nga hantavirusi, OBSh: Nuk pritet pandemi global...
Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant Drini