Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah do të përballen nesër kokë me kokë në Kiev në finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit, por a e dini se çfarë ka ndodhur në takimin e fundit mes tyre?
Superylli i Real Madridit kishte realizuar dy gola në minutat shtesë të ndeshjes miqësore duke i siguruar fitore 2 me 1 Portugalisë ndaj Egjiptit si dhe duke ndalur Mohamed Salahn.
Pas katër golave që kishte shënuar kundër Watfordit, ylli egjiptian i Liverpoolit – Mo Salah realizoi golin e epërsie në fillim të ndeshjes kundër kombëtares së Portugalisë, por deri në minutat shtesë të pjesës së dytë në Zvicër, ky gol dukej se ishte vendimtar, transmeton portali arbresh.info.
Por, Ronaldo tregoi klasin në sekondat e fundit të ndeshjes duke realizuar dy gola të shpejta, ndonëse gjatë gjithë ndeshjes kishte kërcënuar portën e Egjiptit.
Ylli i ‘Los Blancos’ kishte shënuar dy gola të njëpasnjëshme me kokë duke përmbysur rezultatin dhe duke u larguar si një hero nga fusha./arbresh.info/
A mendoni se do të ndodhë një dramë e tillë edhe nesër në përballjen tjetër mes tyre?
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1