Kina ka lëshuar raketën e parë të zhvilluar nga një kompani private në një platformë nisjeje në veri-perëndim të Kinës, thanë mediat shtetërore. Kjo nisje sipas autoriteteve kineze është e fundit si pjesë e programit për eksplorimin e hapësirës.
Presidenti kinez Xi Jinping kohë më parë ka deklaruar se Kina duhet të jetë një “fuqi e madhe në hapësirë” dhe sipas tij, është prioriteti parësor i qeverisë kineze, ku qëllimi kryesor është të dërgohet një stacion hapësinor në orbitë rreth vitit 2022, raporton “Reuters”, transmeton Periskopi.
Nisja e raketës “Chongqing Liangjiang Star” është ndërtuar rnga “OneSpace Technology”, një firmë private me bazë në Pekin, ku shënohet hera e parë që një raketë kineze jo shtetërore ka hyrë me sukses në orbitë, tha agjencia zyrtare e lajmeve “Xinhua”.
Raketa përdor teknologjinë e ruajtjes së energjisë, si dhe posedon komunikimin me wireless.
Kompania pret 10 misione që të lansohen drejt hapësirës deri në vitin 2019, tha drejtuesi Shu Chang.
“Shpresoj se ne mund të bëhemi një prej satelitëve më të mëdhenj në botë”, tha Shu.
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?
NATO nis stërvitjen për forcimin e pranisë në Arktik
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për shitblerje të nar...
Kërkohet paraburgim ndaj 9 kryesuesve për falsifikim të rezu...
Rutte: Ende presim sqarime nga Serbia për sulmin në Banjskë