I aksidentuar mbrëmë rreth orës 20:00 në fshatin Vraniq të Suharekës, R.K fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë, me ç’rast ndërroi jetë, pasi që ishte rrokullisur me traktor dhe kishte rënë në lum tek vendi i quajtur “Ara e Sylë Bajrami”.
Bëhet fjalë për Ramadan Kolgecin, tashmë i ndjerë. Indeksonline mëson se Kolgeci ishte edhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndryshe, sipas Drejtorisë Rajonale në Prizren, viktima 60 vjeçar ka ndërruar jetë në rrugë për në urgjencë.
“Në vendin e ngjarjes përpos strukturave policore për hetimin e rastit i pranishëm ishte edhe prokurori i shtetit. Trupi i pajetë dërgohet për autopsi”, thuhej në njoftimin e PK-së/Indeksonline/
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...