Ndryshimet e fundit dhe plotësimet e ligjeve për gjykatës dhe për këshilla gjyqësor nuk i kanë plotësuar pritshmëritë e gjykatësve.
Kështu thotë Shoqata e gjykatësve të Republikës së Maqedonisë (SHGJRM), përmes një njoftimi për media.
Sipas tyre, posaçërisht aspekti i përgjegjësisë disiplinore të gjykatësve dhe baza për shkarkim janë kontestuese.
Këshilli drejtues i Shoqatës konsideron se ndryshimet nuk janë në një linjë me Strategjinë për reforma në sektorin për gjyqësi, për periudhën 2017-2022, dhe përcaktimin e shprehur për një qasje gjithëpërfshirëse të gjykatësve në këtë proces, , përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këshilli përshëndet bashkëpunimin pozitë-opozitë për për të punuar së bashku në agjendën reformuese në këtë sektor, por konsideron se parësore duhet të jenë përcaktimet për gjyqësi të pavarur, përmes krijimit të mekanizmave të qëndrueshme që do ta garantojnë këtë, duke i respektuar përcaktimet e gjykatësve të shprehura në më shumë dokumente të dorëzuara në Qeveri.
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...