Edhe këtë fillim pranvere fontanat në sheshet e kryeqytetit nuk janë të gjitha funksionale.
Komuna e Prishtinës sërish është dashur që në disa nga to të intervenojë për rregullimin e tyre, raporton KTV.
Qytetarët duan që fontanat të jene funksionale, madje kërkojnë që të shtohet numri i tyre.
Fontana në fillim të sheshit Zahir Pajaziti është më e dëmtuara.
Ndërsa fontana në sheshin “Skënderbeu” ka qenë më atraktivja për kalimtarët dhe në veçanti fëmijët.
Por, Komuna thotë se sa herë ka aktivitete po kërkohet që uji në këtë fontanë të ndalet.
Komuna ka kontratë trevjeçare për mirëmbajtjen e tyre në vlerë prej 70 mijë euro.
Në shtator të vitit të kaluar, komuna kishte arritur të riparojë fontanat.
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...