Sipas parashikimit të meteorologëve sot mbi vendin tonë, gjatë paraditës do të mbajë mot kryesisht i kthjellët, ndërsa pasdite pritet të ketë shtrëngata me shi.
Temperaturat e ajrit gjatë ditëve në vijim do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet do të sillen nga 9C deri në 11C, e ditën e mërkurë mund të zbresin edhe deri në 6C, e ato maksimale do të luhaten nga 18C deri në 23C.
Nesër pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi, kurse në mbrëmje reshje të dobëta shiu.
Të martën do të jetë mot kryesisht me vranësira. Pasdite vonë dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu.
Edhe të mërkurën herët në mëngjes priten reshje të dobëta shiu, e gjatë ditës do të jetë mot pjesërisht i vranët, vende-vende me riga shiu.
Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 1-3m/s, e nga dita e diel mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 4-10m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres pak nën vlera normale.
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...