Interi dhe Sassuolo kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që zhvillohet në kuadër të xhiros së 37-të në Serie A.
Gara për pozitën e katërt është në nivel pasi Interi mund të shfrytëzoj avantazhin e faktit që ata luajnë ndeshjen e parafundit të këtij sezoni një natë para rivalit në ligë – Lazios që luan nesër, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra e Luciano Spalletit duhet ta fitoj këtë ndeshje në mënyrë për të vazhduar presionin ndaj Lazios, që aktualisht qëndron një pozitë më lartë me dy pikë më shumë dhe do të luaj ndeshjen e fundit të sezonit javën e ardhshëm.
Me një fitore në takimin e mbrëmjes së sotme (e shtunë), Interi mund të kaloj përkohësisht para “Biancocelestit”.
Sassuolo nga ana tjetër qëndron në pozitën e 11-të me asgjë të mbetur për të luftuar.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Giuseppe Meazza duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
https://twitter.com/Inter_en/status/995358603354738689
https://twitter.com/SassuoloUS/status/995358315315122179
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...