Gazetari Artan Hoxha zbuloi një tjetër detaj në lidhje me pikëpyetjet përse nuk është arrestuar Agron Xhafaj, vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj edhe pse ka një dënim të formës së prerë në Itali me 7 vjet e 2 muaj burg.
Në studion e emisionit “Opinion” Hoxha tha se është e paqartë nëse ka apo jo një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga Italia dhe përse Shqipëria nuk është angazhuar asnjëherë për ndalimin e tij. Sipas Hoxhës, Agron Xhafaj jeton tashmë i lirë në Shqipëri madje sipas tij edhe ka ndryshuar gjeneralitetet.
“Unë disponoj një certifikatë shqiptare dhe personi në fjalë më rezulton me emrin Geron Xhafaj dhe jo Agron Xhafaj. Ka një ndryshim edhe në ditëlindje” – tha Hoxha. Sipas tij në këtë çështje duhet të hetojë prokuroria për të zbardhur të vërtetën./lapsi/
Policia shqiptare kap 4 shtetase kineze për prostitucion, pr...
Rihapet xhamia Al Aqsa/ Ishte mbyllur pas nisjes së luftës n...
OVL-UÇK: Kosharja, një nga kapitujt më të lavdishëm të luftë...
Kurti udhëton drejt Londrës, merr pjesë në Konferencën për M...
Lufta në Iran, Pompeo përmend fushatën e NATO-s në Kosovë
28 prilli vendimtar, marrëveshje apo krizë e re?