Anësori i PSG-së, Angel di Maria i është ofruar Atletico Madridit.
‘El Larguero’ raporton që Di Maria i është ofruar skuadrës spanjolle para hapjes së merkatos së transferimeve, transmeton portali arbresh.info.
Di Maria shijoi katër sezone të suksesshme në Real Madrid para largimit për transferim në Manchester United, ku qëndroi vetëm një sezon para kalimit në Paris Saint Germain.
Trajneri Diego Simeone është një admirues i madh i anësorit 30-vjeçar dhe kishte theksuar para ndeshjes së skuadrës së tij kundër Real Madridit në Super Kupë të Spanjës më 2014 se argjentinasi “është lojtari më i mirë i Real Madridit, lojtari i tyre në sulm më i paparashikueshëm”.
Marrëveshja e Di Marias është vetëm një vit larg përfundimit./arbresh.info/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë