Poezi nga: William Knox
Përktheu: Fan Noli
Përse njeriu është kryelartë?
Si re e shpejtme, meteor i zjarrtë,
Si dritë vetëtin si valë na vëngon,
Nga jeta në pushim, në varr kalon.
Nga dushku dhe nga shelgu bje çdo fletë,
Përndahen rotull, shtrihen tatëpjetë,
Të vogla, të mëdha, të ra, të thata
Përmbysen tok dhe hidhen në gërmadha.
Kurora e një kokë mbretërore
Me mitrën dhe me krabën priftërore,
i dituri dhe trimi zëmërmadh
Mbërthehen në qivur, zbresin në varr.
Çdo shpresë, dëshpërimi, helmi gazi
Çkallmohen nga tufani dhe porjazi,
Çdo lot e buzëqeshje, vaj e valle
Dëshmohen posi vala nëpër zalle:
Shkëndij’ e syrit edhe frym’ e jetës,
Lul, e shëndetit, edhe shkrumb’ i vdekjes,
Rrëzohen në savan nga kulm’ i artë:
Pra, qysh njeriu është kryelartë?
Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë: Vendi i varfër...
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen hesh...
SHBA vijon sulmet ndaj Iranit, godet dy dronë në Ngushticën ...
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...
LDK u bën thirrje qytetarëve të dalin në votime: Çdo votë ka...
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...