Ish presidenti amerikan, George H.W. Bush, 93-vjeç ka dalë nga një spital në Houston, ku qëndroi për rreth dy javë, dhe u trajtua për një infeksion që ishte shpërndarë në gjakun e tij, tha zëdhënësi i familjes.
Bush ishte shtrirë në një spital në Houston më 22 prill, vetëm një ditë pasi morri pjesë në funeralin e gruas së tij, Barbara, e cila ndërroi jetë më 17 prill. Çifti kanë qenë të martuar për 73 vjet.
“Doktorët kanë thënë se ai është mirë dhe është i lumtur që është kthyer në shtëpi”, ka shkruar në Twitter, zëdhënësi i familjes, Jim McGrath.
Bush, që ka shërbyer si president i Shteteve të Bashkuara nga viti 1989 deri më 1993, kishte qëndruar në të njëjtin spital edhe një vit më parë, pasi ishte diagnostifikuar me pneumoni, përcjellë telegrafi
Bush është babai i ish-presidentit George W.Bush, i cili ka shërbyer për dy mandante në postin e presidentit nga vitit 2001 deri më 2009 dhe i ish-guvernatorit të Floridës, Jeb Bush, i cili nuk arriti të merrte nominimin e Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Bush, që ka shërbyer si president i Shteteve të Bashkuara nga viti 1989 deri më 1993, kishte qëndruar në të njëjtin spital edhe një vit më parë, pasi ishte diagnostifikuar me pneumoni.
Bush është babai i ish-presidentit George W.Bush, i cili ka shërbyer për dy mandante në postin e presidentit nga vitit 2001 deri më 2009 dhe i ish-guvernatorit të Floridës, Jeb Bush, i cili nuk arriti të merrte nominimin e Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...