Shumica e gazetave në Gjermani mëngjesin e sotëm (e mërkurë) ishin të fokusuar në eliminimin e Bayern Munichut në Ligë të Kampionëve nga Real Madridi.
Por, ‘Bild’ në veçanti kritikoi ashpër gjyqtarin për rastin kur Marcelo ndali goditjen nga Kimmich me dorë në zonë të rreptësisë, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta e njohur gjermane thekson se as gjyqtari kryesor i ndeshjes Cuneyt Çakir, as ndihmës gjyqtari dhe tjetër si anësor – nuk arritën të shohin incidentin.
“Si nuk arritën ta shohin tre gjyqtarët e ndeshjes këtë?”, është titulli i gazetës rreth raportit të ndeshjes.
‘Die Welt’ kritikon lojtarët e kampionit gjerman për humbjen e kësaj mundësie të artë, ndërsa ‘Der Spiegel’ pyeti se “Ku ishte Lewandowski”, ndërkohë që ‘Kicker’ nxori pyetje në rast eliminimi i Bayernit ka ndodhur për shkak të fatit të skuadrës madrilene./arbresh.info/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi