Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka thënë se skuadra e tij është e uritur për këtë përballje me Juventusin.
Sipas tij do të jetë një ndeshje vendimtare, pasi Interi po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve.
“Skuadra është në gjendje të mirë dhe gati për një sfidë vendimtare për objektivin tonë. Mund t’i dhurojmë tifozëve diçka të rëndësishme. E pres një paraqitje të madhe”.
“Duhet të bëjmë kujdes dhe të mos krijojmë shpërqendrim nga synimet tona, na interesojnë vetëm tre pikët më tepër të Interit dhe jo tre pikë më pak për Juventusin”.
“Stadiumi do të jetë i mbushur me tifozë zikaltër dhe do ta ndjejmë mbështetjen e fansave”.
“Ata janë të tërbuar? Nuk përbën asnjë ndryshim. Nëse ata janë të zemëruar nuk përbën asnjë ndryshim”.
“Nëse e mendoni kështu, ne jemi të tërbuar, sepse Interi nuk ka fituar asgjë në 7 vitet e fundit”.
“Do të luajmë shumë agresivë, qëndroni të qetë sepse në këtë aspekt kemi disa avantazhe”, ka thënë Spalletti. /Telegrafi/
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...