Operacioni doli me sukses! Realizohet transplanti i parë i penisit, ndaj një ish ushtari lufte në Afganistan, i cili kishte humbur penisin dhe këmbët, si pasojë e shpërthimit të një bombe.
Ndërhyrja zgjati 14 orë, ndërsa u zhvillua dy javë më parë në Johns Hopkins University Hospital, të Baltimora, SHBA, por rezultatet e tij u prezantuan vetëm gjatë kësaj të hëne.
“Pacienti është mirë dhe do të kthehet në shtëpi pas disa javësh. Në sajë të një dhuruesi, kirurgët të drejtuar nga Andrew Lee realizuan me sukses, ndërhyrjen e parashikuar prej kohësh”, thuhet në deklaratën e spitalit.
Specialistët presin që funksionet urinare të rikthehen së shpejti, ndërsa për ato seksuale, duhet pritur gjashtë muaj.
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...
Faton Peci për Vjosa Osmanin: Kam pasur dëshirë që edhe ajo ...
Kurti përuroi investimet në efiçiencë të energjisë në tri nd...
Trump mbërrin në Kinë për një takim me rëndësi të madhe me X...
Arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve në Ferizaj
Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe në Korishë