Nënkryetari i AAK’së Ahmet Isufi thotë se do të marrin pjesë në tryeën e thirrur nga LDK’ja ditën e nesërme.
Në këtë takim LDK kërkon që të diskutohet me krerët e partive për gjendjen e krijuar në vend dhe të caktohet një datë për zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Do të shkojmë sepse është tryezë që ka tema që kërkojnë konsensus të partive politike dhe do të tregojmë kërkesat tona”, tha Ahmeti në DPT te Fidani në T7.
Por, Isufi kundërshton kërkesën e LDK’së për zgjedhje të reja.
“Për zgjedhje është herët të flitet”, tha ai.
“Ata nëse i kanë votat, as s’na vesin. Na çojnë në zgjedhje”, tha Isufi.
“Është më shumë interesim i tyre të jenë në publik sa më shumë – por votat nuk i kanë”, shtoi ai.
LDK ka ftuar partitë në Kuvendin e Kosovës në orën 13:00.
Nisma gjithashtu e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.
E dërguara amerikane arrin në Venezuelë për të rihapur misio...
Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion V...
34 kryesues ndalohen për 48-orë për manipulim votash në Mitr...
Pesë vjet nga marrëdhëniet diplomatike Izrael-Kosovë, vjen u...
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...