Sipas të dhënave të publikuara nga organizata joqeveritare Child Focus, vitin e kaluar në Belgjikë janë humbur 618 fëmijë refugjatë të pashoqëruar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Child Focus, organizatë e cila kryen hulumtime mbi fëmijët e humbur dhe të abuzuar seksualisht në Belgjikë, krahasuar me vitet e kaluara në vitin 2017 kishte një rritje serioze në numrin e fëmijëve refugjatë të humbur.
Child Focus thekson se në vitin 2015 ishin humbur 277 fëmijë refugjatë, 284 fëmijë në vitin 2016, ndërsa vitin e kaluar ky numër është rritur në 618.
Organizata shpreh shqetësimin se fëmijët refugjatë janë kapur nga abuzuesit.
Duke u shprehur se “këto shifra janë një pjesë e vogël i një problemi shumë të madh”, zyrtarët e Child Focus thonë se po përpiqen që fëmijët t’i drejtojnë në qendrat e refugjatëve, por që këta fëmijë në masë të madhe po ikin me dëshirë që të kalojnë në shtetet tjera.
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...