Operatorët turistikë, bizneset hoteliere dhe gjithë shoqatat e ndryshme që operojnë në fushën e turizmit në Shqipëri nuk janë fort të kënaqur me ligjin e ri të turizmit që kaloi pak ditë më parë në Parlament. Ata thonë se ligji u miratua shpejt e shpejtdhe nuk përfshiu të gjitha kërkesat e grupeve të interesit, ndaj dhe kërkojnë amendime në sesionin e ri parlamentar.
Megjithatë,e rëndësishme këtë radhë ishte fakti se gjithë Parlamenti, të gjithë politikanët ishin në një mendje që turizmi është një industri e rëndësishme dhe Shqipëria nuk ka bërë atë që duhet ose më mirë politika ka penguar zhvillimin e turizmit me mosveprimin apo veprimet e tyre.
Kështu shprehet në një intervistë për Kosovapress, Zak Topuzi, kryetar i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit në Shqipëri.
Shqetësimi i tyre i kahershëm mbetet TVSH e lartë në turizëm, ku të gjithë vendet e rajonit e kanë TVSH nga 5 deri në 7 % ndërsa Shqipëria e ka 20 %. Ulja e TVSH-së, thotëTopuzii është kërkuar qeverisë sonë edhe nga BE.
Veç të tjerash ajo që mbetet problem në Shqipëri është kufizimi i turizmit, që tek ne përkufizohet vetëm si turizëm i rërës dhe detit, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit kanë krijuar një turizëm gjithëvjetor me 120 deri në 365 ditë.
Investimet në turizmin shqiptar deri tani nuk janë bërë në mënyrën e duhur, ndërsa investimet e reja shihen me rrisk, për shkak të problemeve të pronësisë apo të mungesës së një strategjie apo masterplani të përgjithshëm që rregullon dhe përcakton qartë se cilat do jenë zonat prefernciale dhe ndarjet për llojet e turizmit.
Vitet e fundit ka ndryshuar edhe tipologjia dhe gjeografia e turistëve që vijnë në Shqipëri, nëse më herët kishim kryesisht turistë nga Kosova dhe shqiptarë të tjerë nga rajoni, tani kemi edhe shumë kërkesa nga Evropa lindore, polakë; çekë; hungarezë etj.
Duhet kohë që turizmi në Shqipëri të kthehet në një industri të vërtetë dhe gjatë kësaj kohe duhen marra masa për ta zhvilluar këtë industri, duke filluar që nga edukimi në shkolla i të rinjve, për të mësuar që t’i trajtojmë turistët si njerëz që vijnë për të siguruar të ardhura dhe jo thjesht si kalimtarë të një vere.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...