Është një nga profesionistet e make up-it më të njohura në Kosovë! E preferuara e shumë VIP-ave, e personazheve të tjetër të njohur nga bota e biznesit, politikës, e showbiz-it, Sellma Kasumoviq është një emër i dashur për të gjithë.
Por, sot fama e saj i ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë dhe Kosovës. Puna profesionale, dhe arti që shpalos në çdo lloj grimi që ajo aplikon tek klientet e saj, është pikasur nga Kim Kardashian, e cila vetëm pak kohë më parë ka lançuar linjën e saj të make up-it, KKW Beauty.
Kështu, në profilin zyrtar në instagram të kësaj të fundit, Kim ka postuar edhe një foto nga realizimet e grimit të Sellmës, e cila siç duket në këtë make up ka përdorur produkte kozmetike nga linja e më të famshmes së familjes Kardashian.
https://www.instagram.com/p/BhrcJYoA15Q/?utm_source=ig_embed
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore