Nuk ka qenë një finale e qetë në “San Siro”, pas vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit Banti, që sinjalizoi fundin e sfidës së mbyllur 0-0.
Një “tufë” me futbollistë shkuan te stoli i Napolit ku ishte ndezur një debat i ashpër mes Maurizio Sarri, trajneri i Napoli dhe Lucas Biglia, mesfushori i Milan.
Në këtë debat u përfshinë e Andre Silva, Jorginho, Coulibaly dhe Kessie.
Trajneri italian u ankua për sjelljen e Biglia ndaj Insigne dhe i tha “mos u merr me të”, duke treguar gjatësinë e Insigne, “por merru me mua”. Argjentinasi nuk i përtoi…
Gjithsesi, në dhomat e zhveshjes, Sarri ka shkuar të takojë Biglia dhe të dy dolën së bashku nga stadiumi duke biseduar qetësisht dhe u ndanë me një përqafim.
“Doja t’i shpjegoja një koncept, por në fillim ai nuk më kuptoi,” – sqaroi Sarri.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...