Nëse duam Ballkan të sigurtë, duhet t’i zgjidhim çështjet e hapura. Maqedonia dhe Bullgaria treguan se mudet të zgjidhen dallimet përmes dialogut dhe pa ndihmë të jashtme.
Maqedonia meriton të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme, Oliver Spasovski, për agjencinë bullgare BGNES.
Spasovski në Sofje ka marrë pjesë në takimin e ministrave të punëve të brendshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin është biseduar për luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe migrimit ilegal, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjitha shtete e rajonit ballafaqohen me probleme në lidhje me sigurinë kombëtare. Mirë është që gjitha shtetet kanë pika të përbashkëta në të cilat bashkohen dhe nuk ndahen, siç ka qenë në të kaluarën”, tha Spasovski.
Në pyetjen nëse pret që Maqedonia të merr datë për fillimin e bisedimeve me BE-në, Spasovski u shpreh optimist duke thënë se qytetarët dhe shteti e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit