Arsenali është duke përgatitur transferimin e yllit të Atletico Madridit, Saul Niguez.
‘AS’ raporton që drejtorët e “Topçinjve”, Raul Sanllehi dhe Sven Mislinat janë duke u përgatitur për të lansuar një ofertë gjatë verës për Saulin, transmeton portali arbresh.info.
Në fakt, plani për transferimin e Saulit në Arsenal është duke u udhëhequr nga francezi Arsene Wenger derisa vazhdon shpresat për të vazhduar qëndrimin në detyrë edhe sezonin e ardhshëm.
Sanllehi ishte në Barcelonë kur tentoi për të nënshkruar me mesfushorin vitin e kaluar dhe vazhdon të jetë një tifoz i madh i reprezentuesit spanjoll.
Bordi i Arsenali është në dijeni se ata mund të nënshkruajnë Saulin në rast se ata dëshirojnë, megjithëse klauzola e tij e blerjes është madhështore prej 150 milionë euro./arbresh.info/
Haxhiu përkujton martirët e Korishës: Dëshmi e rëndë e asaj ...
OVL UÇK i ndan mirënjohje Shkëlqim Hajdarit
Dorëzuan aparate fotokopjimi të servisuara në vend të të rej...
UEFA gjobit Fenerbahcen me 10 milionë euro për mashtrim me p...
Musliu: Numri në listë s’ka rëndësi, po përballemi me Albin ...
Presidenti Trump zbarkon në Pekin