Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur sot, në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në fushën e arsimit dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në këtë sektor, me theks Arsimin dhe Aftësimin Profesional, shkruan arbresh.info.
“Ne kemi nevojë për përkrahje, sidomos në ngritjen e cilësisë dhe zhvillimin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, të përvetësojmë modelet të zhvillimit të mësimit dual, përkatësisht ndërlidhjen e mësimit teorik dhe praktik”, ka thënë ai.
Bytyqi, ka deklaruar se mungojnë shkollat profesionale e të cilat po vështirësojnë zhvillimin e punës.
“Na mungon një shtrirje adekuate e shkollave profesionale në rajone, e që po e vështirëson zhvillimin e punës praktike të nxënësve, por edhe zhvillimi i profileve të reja, adekuat me nevojat e tregut të punës”, ka pohuar Bytyqi.
Ambasadori Jean-Hubert Lebet, tha se Zvicra, do të vazhdojë që ta mbështesë zhvillimin e Kosovës, zhvillimin e arsimit, sidomos zhvillimin e arsimit profesional./arbresh.info/
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...