Lëvizja “Vetëvendosje” ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do ta dërgojë në Kuvendin e Kosovës projektligjin për referendum, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Megjithatë vlerësohet se kjo iniciativë mund të dështojë pasi subjektet politike nuk do ta mbështesin.
Deputetja e “Vetëvendosjes” Albulena Haxhiu në një konferencë ka thënë se që nga shpallja e pavarësisë asnjë qeveri nuk ka punuar për draftimin e ligjit për referendum.
“Ende nuk kemi parë asnjë iniciativë të asnjë qeverie për ta proceduar në Kuvendin e Republikës së Kosovës projektligjin për referendum dhe duke qenë kështu ne si subjekt politik e kemi draftuar këtë projektligj dhe brenda kësaj jave do ta procedojmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka bërë të ditur deputetja Albulena Haxhiu.
Ajo po ashtu ka treguar se çfarë përmban ky projektligj dhe cilat aspekte përfshihen.
“Ne e kemi përgatitur draftin dhe aty ka tri lloje të referendumit, ku dy prej tyre janë detyrues (organizimi i qytetarëve për kundërshtimin e çfarëdo gjëje), por edhe referendumi konsultativ (kur Kuvendi e pyet qytetarin për një çështje apo kur qytetarët refuzojnë një ligj që është miratuar në Kuvend)”, ka thënë ajo.
Haxhiu më tej ka thënë se në dekadën e parë të Kushtetutës nuk kanë se si të mos i theksojnë pengesat e vazhdueshme të Kushtetutës, që sipas saj është kompromis dhe jo shprehje e vullnetit publik./zëri.info/
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri