Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në tre lagje të ndryshme të kryeqytetit për të shtruar rrjetin e ri të kanalizimeve duke rritur sasinë dhe cilësinë e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetarëve.
Specialistët e UKT rikonstruktuan rrjetin e kanalizimeve të amortizuar prej kohësh në rrugën Medar Shtylla, ndërkohë që bënë të mundur edhe një lidhje të re uji për banorët e pallatit pranë.
Një tjetër investim u finalizua në rrugën Kol Ashta. Ekipet e punës ndërtuan një linjë të re ujësjellësi për banorët e zonës përreth, e cila shumë shpejt do të jetë në funksion të plotë për të siguruar cilësi dhe siguri maksimale të furnizimit me ujë të pijshëm.
Sot u finalizua me sukses një linjë e re me rrjetin e ujësjellësit edhe në rrugën Qemal Stafa duke bërë të mundur një furnizim normal dhe cilësor të ujit të pijshëm për banorët e zonës. /ATSH
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...