Të hënën rreth orës 21:00, një gjuajtje me armë është dëgjuar në afërsi të Klinikës Gjinekologjike Obstetrike të Qendrës Kryesore Spitalore në vend.
Ende nuk dihet nëse gjuajtja ndodhi brenda apo jashtë spitalit mirëpo predha armësh janë gjetur në dhomën 331 të katit të katërt të klinikës, e po ashtu gëzhoja janë parë edhe jashtë objektit në oborr.
Përpos dëmtimeve të dritareve në dhomë fatmirësisht nuk ka pasur lëndime te pacientet që ishin prezentë.
Rasti është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës zyra në Prishtinë.
Sipas zyrtares për informim Flora Ahmeti i ende nuk ka të arrestuar lidhur me këtë incident por se rasti është duke u hetuar.
Klan Kosova nuk ka arritur të kontaktojë me drejtoreshën e spitalit Myrvete Paqarada, e as me zëdhënësin e QKUK-së Shpend Fazliun.
Por burime brenda klinikës kanë thënë se gjuajtja ka ardhur nga një aheng që po mbahej afër spitalit.
Pacolli i shpreh ngushëllime Ilir Metës për vdekjen e babait
E rëndë, i riu nga Malisheva humb jetën në një lumë në Itali
Komandat Remi në Vushtrri: Koha për t’i dhënë fund krizës po...
Vdes babai i Ilir Metës
Kapja e afro 26 kg marihuanë, Prokuroria e Mitrovicës jep de...
Hapet konkursi për pranimin e 44 kadetëve të rinj