Në vazhdën e memorandumeve të nënshkruara deri me tani me disa federata të sportit të Kosovës, në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi mes MKRS-së dhe Federatës së Boksit të Kosovës.
Nëpërmjet këtij Memorandumi Bashkëpunimi, MKRS-ja subvencionon FBoxK-në për pjesën e programit të këtij viti me 39 mijë e 500 euro.
Ministri Kujtim Shala, me këtë rast, përgëzoi FBoxK-në për punën dhe aktivitetet e deritashme, si dhe sukseset e treguara. Ai e konfirmoi mbështetjen për FBoxK-në, duke u zotuar se MKRS-ja është e përkushtuar që të ndihmojë sportistin kosovar në rrugën e përparimit të mëtutjeshëm të tij.
Kryetari i FBoxK-së Ramadan Selimi e përgëzoi ministrin Shala për punën që po bën në fushën e sportit, sidomos çështjen e memorandumeve, që sipas tij lehtësojnë jashtëzakonisht shumë veprimtarinë e federatave.
Siç kemi bërë të ditur për opinionin publik, nëpërmjet këtyre memorandumeve të bashkëpunimi, MKRS-ja po ndihmon në pavarësimin financiar të federatave, si dhe po krijon lehtësira që ato të funksionojnë me efikasitet sa më të plotë.
Korenica vazhdon formën e lartë në Rumani, shënon në Kupë nd...
Shtatë policë të lënduar gjatë protestës së opozitës, pesë p...
“Ka pëlqim për çdo gocë brenda shtëpisë” – Benita shpërthen ...
Rendi i ditës për seancën konstituive, udhëhiqet nga Dehari ...
Ukraina, në BE në 2027/ Politico: 5 skenarë që mund të ndiqe...
Maqedonci dhe Hargreaves bisedojnë për forcimin e bashkëpuni...