Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se situata me shtetasit turq duhet të ndriçohet.
“Ne presim që nesër të mbahet seanca. Shpresojmë të mos ketë ikje nga përgjegjësia, sepse kemi parë që kemi pasur shmangie. Presim sqarim, interpelanca mund ta ndriçojë”, ka thënë ai në RTK.
Haziri nuk e ka vlerësuar performansën e koalicionit aktual qeveritar, duke thënë se nuk ka kapacitete.
Ai ka kujtuar kur koalicioni i mëparshëm ishte rrëzuar. “Qeveria u pat rrëzuar nga PDK-ja, u pati punuar tinëz, u pat porositur mocioni dhe atë e pat mbështetur edhe Lista Serbe”, ka thënë Haziri.
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira