Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov i ka shkruar një letër homologut të tij serb Ivica Daçiq të cilit i ka shprehur mbështetjen në raport me Kosovën, transmeton portali arbresh.info.
“Rusia është e gatshme të vazhdojë të sigurojë partneritet mbështetës serbëve në mbrojtje të interesave legjitime kombëtare në raport me Kosovën, kryesisht në strukturat ndërkombëtare”, ka thënë Lavrov, shkruan Novosti.
Lavrov sipas mediave serbe informoi Beogradin që çështja e ndërhyrjes së njësitit special ROSU në Mitrovicën e veriut është adresuar në “udhëzimet e duhura përfaqësuesit e përhershëm të Rusisë në OKB-së në Nju Jork, si dhe BE dhe NATO në Bruksel, si dhe OSBE-së në Vjenë”./Arbresh.info/
Çfarë i duhet Juventusit për t’u kualifikuar në Ligën ...
Rriten çmimet e naftës pas paralajmërimit të Trumpit ndaj Ir...
Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgj...
Dy vajza të lënduara në aksident mes motorit elektrik dhe ve...
Dëmtohet dhe i vihet zjarri lokalit të mobilerisë në Prizren...
Në përqafimin e vajzave, Osmani falënderon për urimet që mor...