Një ngjarje e pazakontë ka habitur Greqinë, pasi dy shqiptare janë zënë për një mashkull.
Ngjarja ka ndodhur në një palestër 3 ditë më parë në qytetin Volos në Greqi.
Sipas shtypit grek, një shqiptare 25-vjeçare plagosi me thikë 34-vjeçaren, gjithashtu shqiptare, duke e qëlluar në dorë. Në kohën që ndodhi ngjarja, në palestër kishte shumë persona të cilët po stërviteshin.
E plagosura u dërgua në spital dhe nuk ka rrezik për jetën. Ndërsa policia arrestoi 25-vjeçaren për plagosje. Sipas të dhënave dhe dëshmive të tyre, dy gratë njiheshin me njëra-tjetrën dhe kishin shkëmbyer më parë mesazhe në Facebook.
Motivi i konfliktit ishte një burrë. Mediat greke raportojnë se 34-vjeçarja e plagosur është e martuar dhe ka një fëmijë, por nuk kanë specifikuar nëse është bashkëshorti i saj i njëjti person që është bërë “mollë” sherri./albeu/
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin