Ndërkohë që protesta thuajse ka përfunduar tërësisht në zonën ku ishte vendosur sporteli i vjeljes së taksës për kalimin në Rrugën e Kombit, kanë dalë edhe bilancet e para të saj.
Kështu nga përleshjet e dhunshme mes protestuesve dhe policisë, ka pasur edhe të lënduar e të plagosur nga të dy palët.
Paraprakisht njoftohet se kanë mbetur të dëmtuar 5 pjesëtarë të forcave të policisë, si dhe 12 qytetarë, pjesëmarrës në protestë.
Protesta nisi e qetë, por derivoi në përleshje mes tubuesve dhe forcave të policisë, ndërsa më pas u shkatërruan dhe dogjën sportelet e ndërtuara nga koncesionari./TCH
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...