Zimbabve ka nisur një hetim mbi ish zonjën e parë, Grace Mugabe, në lidhje me përfshirjen e saj të dyshuar në një rrjet kontrabandë fildishi.
Hetimi u hap pas një misioni tremujor të fshehtë të fotografit australian Adrian Steirn, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur me Al Jazeera, Steirn tha se ai zbuloi sindikatën dhe kontrabandën e sindikatës kur filloi të shikonte tregtinë e paligjshme të fildishtë në dhjetor.
“Burimi i fildishit ishte nga kasaforta e parkut kombëtar, duke e vjedhur ose nga vrasja e elefantëve të gjallë nga zinxhirët e sindikatës. Sindikata atëherë i’a shiste klientelës së Grace Mugabe”, tha ai.
Steirn ka mbledhur dokumente, video të fshehta dhe dëshmi, të cilat ai i tregoi Njësisë Hetimore të Al Jazeera. Ato ekspozojnë sindikatën dhe përfshirjen e ish zonjës së parë në kontrabandën e fildishit, tha ai.
Tregtia e kontrolluar e fildishit lejohet në Zimbabve, por eksporti i saj nuk lejohet./Arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...