Është mbajtur raundi i ri i bisedimeve Beograd-Prishtinë me kryenegociatorët Avni Arifi dhe Marko Gjuriq, shkruan arbresh.info.
Në këtë raund është biseduar për marrëveshjet e arritura ndërmjet palëve në veçanti marrëveshjet mbi Shoqatën / Komunitetin e komunave me shumicë serbe, Energjinë, Urën e Mitrovicës, MIK dhe Lirinë e Lëvizjes.
Sipas deklaratës së përbashkët të ekipeve negociatore nuk është arritur asnjë përparim i mëtejshëm.
BE i bën thirrje të dyja palëve që të intensifikojnë përpjekjet e tyre mbi punën e zbatimit, duke kujtuar se përparimi në normalizimin e marrëdhënieve është një element kyç në rrugët e tyre evropiane përkatëse./Arbresh.info/
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur