Agjencia franceze e lajmeve AFP raporton se vizita e planifikuar për sot e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Vietnam është anuluar për “arsye të papritura”.
AFP citoi Ministrinë për Punë të Jashtme të Vietnamit të ketë thënë se “për arsye të papritura, vizita në VIetnam e ministrit të Jashtëm rus nuk do të zhvillohet ashtu siç është planifikuar”.
AFP, duke cituar një zyrtar rus në Hanoi, po ashtu tha se vizita është anuluar për “arsye teknike dhe jo politike”.
Ministria e Jashtme ruse nuk ka bërë ende ndonjë koment zyrtar.
Vietnami është një nga partnerët kryesorë tregtarë të Moskës dhe një blerës i madh i pajisjeve ushtarake nga Rusia.
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...
Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të ...
Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet një italian...
Presidenti italian uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
Dy prej të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc po hetohen ed...
Kurti në ceremoninë e shënimit të Ditës së Pavarësisë: Liria...