Ambasadori i Rusisë në Tiranë thyen heshtjen në kulmin e akuzave mes qeverisë dhe opozitës për çështjen e kontratave të lobimit të PD-së.
Në një intervistë për emisionin “Java” në RTSH, ambasadori rus Aleksandër Karpushin thotë se është habitur me qëndrimin e disa qeveritarëve që përpiqen të demonizojnë Rusinë me një retorikë të ngjashme me atë të Enver Hoxhës.
“Kohët e fundit na kanë habitur jashtë mase përpjekjet e disa mediave shqiptare, por edhe të disa përfaqësuesve të organeve shtetërore, për demonizimin e Rusisë. Të krijohet përshtypja që qëllimi i tyre është për të bindur qytetarët shqiptarë se vendi ynë është një “perandori e së keqes”, ndërsa “rus” do të thotë “armik”.
Deklaratat e fundit që kemi dëgjuar për “tentakulat e Moskës”, të cilat gjoja janë shtrirë në të gjithë rajonin e Ballkanit, ngjanë më së shumti me retorikën e kohës së Enver Hoxhës, por aspak me deklaratat e politikanëve të një vendi modern dhe demokratik.
Po të vazhdojmë të ecim me këto ritme, mund të arrijmë në një pikë kur edhe adhuruesit e Dostojevskit dhe Tolstoit do të stigmatizohen si “agjentët e Kremlinit”. Në mendimin tim, kjo është një tendencë shumë e rrezikshme” – tha Karpushin. Ai mohoi përfshirjen e qeverisë ruse në zgjedhjet amerikane apo të çdo lloj vendi tjetër në politikën e brendshme./RTSH
Me 90 vota për, miratohet Rezoluta për mbrojtjen e së vërtet...
Rezoluta për çmimet e naftës nuk miratohet, deputetët e Vetë...
Izraeli kërkon bisedime me Libanin, paralajmërohet rrezik pë...
Miratohet propozimi i LDK-së, rezoluta për çmimet e naftës z...
Shembja e rrugës në Prishtinë, Rama njofton për gjobat që ko...
Murati i përgjigjet Tahirit për rrogën e 13-të: Është në vul...