Deputetja nga radhët e Grupit Parlamentar të Deputetëve të Pavarur (GDP), Shqipe Pantina, ka reaguar pas lakimit të emrit të saj si njëra nga deputetët që mund ta votojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Pantina ka thënë se qëndrimi i saj për këtë çështje tashmë është i qartë. me këtë rast, ajo ka deklaruar se askush tjetër nuk mund të flas në emër të saj, e më së paku koalicioni qeveritar.
“Unë nuk kam dashur të deklarohem për këtë punë, sepse qëndrimi im tashme ka qenë i qartë. Në rast se unë ndryshoj qëndrim, atë e shpreh brenda grupit tonë të deputetëve, ku pastaj bashkë do ta marrim vendimin përfundimtar. Por, në emrin tim nuk mund të flas askush e më së paku zyrtarët e qeverisë”, ka thënë Pantina në reagimin e saj.
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...