Pas atentatit me helm ndaj një ish-agjenti, Rusia reagon ndaj shteteve perëndimore. Pas deklarimit të Londrës për të dëbuar diplomatë rusë, tani nga Moska erdhi përgjigjja.
Pasi kryeministrja britanike Theresa May bëri të ditur të mërkurën se 23 diplomatë rusë duhet të largohen nga vendi, ishte e qartë se qeveria ruse nuk do t’i vështronte duarlidhur zhvillimet. Të enjten, Kremlini bëri të ditur përmes një zëdhënësi masa shpaguese. Pozicioni i Londrës është “fund e krye i papërgjegjshëm”, u bë e ditur. Presidenti rus Vladimir Putin do të marrë një vendim, i cili në çdo drejtim “mban parasysh interesat ruse”.
Ky vendim tani ndodhet zyrtarisht në tryezë. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov bëri të ditur përballë agjencisë së lajmeve TASS se do të dëbohen diplomatë britanikë. Në këtë kuadër ai nuk përmendi as një shifër të caktuar dhe as momentin kur do të bëhet kjo.
Alexander Yakovenko, ambasadori i Rusisë në Britaninë e Madhe e dënoi në një intervistë televizive dëbimin e diplomatëve rusë. Në këtë mënyrë ai ka 40 përqind personel më pak, gjë që e cënon seriozisht punën e ambasadës. /DW
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu