Gazeta Insajderi ka siguruar një video ekskluzive nga kuvendi i organizatës “Syri i Populli”.
Në këtë video, takimin e udhëheq një anëtar tjetër i kësaj organizate të konsideruar tash edhe terroriste, dhe jo Murat Jashari.
Ambienti në të cilin është mbajtur, siç thuhet aty, Kuvendi i ‘Syrit të Popullit” është po i njëjti ambient në të cilin Murat Jashari kishte dhënë edhe fjalimin e tij tashmë të famshëm për planet e kësaj organizate për të eliminuar liderët e Republikës së Kosovës.
Në rastin penal të Prokurorisë Speciale kundërorganizatës “Syri i Popullit” deri tash janë akuzuar Murat Jashari, Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Rexhep Topllana, Bajrush Konjusha, Sabit Berisha, Halim Halimi, Bexhet Luzha dhe Lirija Luzha. Ata akuzohen për përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Murat Jashari po ashtu akuzohet për veprën penale të hakmarrjes lidhur me plagosjen e Azem Vllasit më 12 mars të vitit të kaluar.
Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri ç...
Kurti: Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen padrejtësisht sepse g...
Haxhiu: 17 shkurti u arrit me sakrificën e dëshmorëve
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...