Duke folur në Zyrën Ovale, presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se duket që Rusia është prapa sulmit mbi ish agjentin e dyfishtë Sergei Skripal.
Trump bëri komentet duke folur me shtypin gjatë një takimi me kryeministrin irlandez Leo Varadkar, transmeton portali arbresh.info. Një anëtar i trupës së shtypit e pyeti presidentin nëse ai mendon se Presidenti rus Vladimir Putin ishte pas sulmit, duke bërë që Trump të përgjigjet se “ashtu duket”.
“Kam folur me kryeministren britanike dhe jemi në diskutime të thella. Është një situatë e trishtuar”, vazhdoi më tej. Me siguri duket sikur rusët ishin prapa saj. Diçka që kurrë nuk duhet të ndodhë dhe ne po e marrim atë shumë seriozisht, siç mendoj, janë shumë të tjerë”.
Komentet e Trumpit vijnë pasi Uashingtoni njoftoi sanksione kundër disa individëve rusë dhe entiteteve, duke e bërë zëvendës ministrin e jashtëm rus Sergei Ryabkov të thotë që Moska po përgatit qetësisht masa hakmarrëse./Arbresh.info/
Nis takimi i kryeparlamentarëve Haxhiu e Peleshi
Droni që goditi bazën britanike ishte iranian, konfirmon pre...
Arteta pas fitores ndaj Chelsea-s: Fitore e madhe
Transferoi 70 mijë euro përmes bankës, Prokuroria i ngre akt...
330 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes – po...
Begaj: Besëlidhja e Lezhës është një moment i rëndësishëm hi...