Anëtari i Klubi i Prodhuesve të Kosovës, S//SPRINT dje bëri hapjen e pikës së parë të shitjes së veshmbathjeve sportive në Prishtinë, veshmbathje këto të cilat janë prodhim ‘Made in Kosova’.
Ky dyqan super modern vjen i kompletuar sipas standardeve të fundit dhe ka karakteristikë kryesore veshjet të cilat janë unike për nga dizajni dhe me kualitet të garantuar.
Kjo kompani, është prodhues i veshjeve sportive i cili filloi aktivitetin në vitin 2012 dhe vazhdon të prodhojë produkte kualitative dhe gjithnjë të zgjerojë kapacitet prodhuese të veshjeve sportive në tërë vendin. Me rritjen e kapaciteteve prodhuese kjo kompani në vazhdimësi po kontribuon edhe në rritjen e numrit të të punësuarve. Vetëm në këtë pikë të shitjes do të jenë të punësuar 10 punëtorë.
Të pranishëm në hapjen e kësaj pike ishin mbështetës dhe përkrahës të kompanisë, miq dhe familjarë të familjes Sopa. Gjatë fjalimit të ceremonisë së hapjes, z. Sami Sopa njëherazi edhe pronari i kompanisë, i falënderoi të pranishmit për prezencë dhe i falënderoi të gjithë për mbështetje gjatë këtyre viteve. Ai shprehu se kompania nuk do të ndalet me kaq, planet do të vazhdojnë me hapjen e pikave tjera të cilat do të kontribuojnë me vende të reja të punës dhe zgjerimin e kapacitetit prodhues të veshjeve sportive në vend. “Fabrika e veshjeve sportive ka startuar me vetëm 6 punëtorë dhe pas pranimit të produkteve tona në treg si mjaft cilësore, kemi rritur kapacitetet, e po ashtu edhe numrin e punëtorëve si dhe kemi zgjeruar objektin. I falënderojë të gjithë për mbështetjen dhe falënderojë të gjitha gratë të cilat punojnë çdo ditë me përkushtim në fabrikën në Podujevë”- u shpreh ai.
Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha shpreh kënaqësinë që dita ditës po rritet prodhimi si dhe konsumimi i produkteve ‘Made in Kosova’. Prodhuesit vendor po kontribuojnë në zgjerimin e ganës së produkteve të prodhuara në Kosovë, produkte këto të cilat janë importuar në masë të madhe nga jashtë. Sipas Panxhës vetëm në këtë mënyrë fuqizojmë sektorin e prodhimit dhe arrijmë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik i cili drejtpërdrejt ndikon në mirëqenien e qytetarëve të vendit tonë.
Ndërsa, Safet Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës shprehu falënderimin ndaj S//SPRINT-it për kontributin që po jep në rritjen e numrit të punësuarve, ku kjo fabrikë ka të punësuar mbi 100 punëtorëve. Po ashtu ai falënderoi USAID-in për ndihmën që ju ka dhënë kësaj kompanie si dhe tërë prodhuesve tjerë në zhvillimin ekonomik të vendit./Lajmi.net/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...