Është promovuar në Prishtinë libri “Kujtimi si ndërgjegje”, që i kushtohet publicistit dhe gazetarit Qani Mehmeti, pikërisht në 65 vjetorin e lindjes se tij.
Në një promovim të organizuar nga familjarët e tij, është promovuar në Prishtinë libri “Kujtim si ndërgjegje” që i kushtohet gazetarit disavjeçar Qani Mehmedi.
Libri u promovua pikërisht në ditëlindjen e tij, pasi që sot Qaniu do të mbushte 65 vjet.
Të pranishmit në këtë promovim thanë se e kanë mbajtur mend Qaniun si një njeri me shpirtin human dhe natyrën gazmore e plot jetë.
Madje, ata edhe ishin mbledhur ashtu siç do të dëshironte i ndjeri për të festuar ditëlindjen e tij.
E në këtë event u botua edhe libri “Kujtimi si ndërgjegje” që ishte përgatitur nga profesor Qemal Murati, kurse dizajni i tij ishte bërë nga Zeni Ballazhi ku janë përfshirë telegrame urimi nga njerëz të politikës me rastin e ndarjes nga jeta të publicistit, biseda të spikatura të Qani Mehmedit me personalitete të shumta që tregojnë fuqinë e penës së tij, intervista të tjerëve të bëra me Qaniun dhe shkrime të të tjerëve, përfshirë: Halil Matoshin, Emin Azemin, Avni Spahiun, Jordan Plevnesh, Salajdin Salihun, Gani Dili, etj.
Në këtë event ishin të ftuar edhe shumë personalitete të njohura si; Agim Vinca, Milaim Zeka, Gani Dili, Nuhi Bytyqi, Lekë Musolli, Shaban Arifaj, Smajl Smaka, regjisorët Jeton Ahmetaj e Kastriot Abdyli të cilët evokuan momente gazmore dhe të veçanta me Qaniun. Jo vetëm këta por edhe mysaifrët evokuan kujtime që kishin me Qaniun. Tërë këta të ftuar ishin bërë nga vajza e Qaniut, Besiana.
Nga një gotë për Qaniun u ngre në këtë takim, ndërkaq djali Mentori kishte përgatitur dhe tortë me mbishkrim “Përjetësisht në zemrat tona” duke dashur kështu të mbetet i freskët kujtimi për babanë e madh Qaniun i cili ashtu siç bashkonte e unifikonte sa ishte në mesin tonë, vazhdon dhe sot të jetë arsye për tu takuar e festuar.
Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri ç...
Kurti: Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen padrejtësisht sepse g...
Haxhiu: 17 shkurti u arrit me sakrificën e dëshmorëve
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...