Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, e ka takuar edhe ish-kryeministrin francez Alain Juppé, të cilin e ka dekoruar me medaljen “Urdhri i Lirisë”.
Alain Juppé në vitet 1993-1995 ishte ministër i Punëve të Jashtme të Francës, në vitet 1995-1997 ishte Kryeministër i Francës dhe nga viti 2011 kishte shërbyer sërish si ministër i Punëve të Jashtme dhe i Çështjeve Europiane.
“Jam krenar që në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, sot, dekorova me “Urdhrin e Lirisë” mikun e madh të Kosovës z. Alain Juppé, për kontributin e tij të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
“Me këtë rast, para miqve të respektuar shpreha mirënjohje të lartë për Francën dhe popullin francez për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës”, ka treguar presidenti kosovar.
“Kosova është e bekuar që ka miq të tillë, dhe u jemi gjithmonë mirënjohës!”, është shprehur Thaçi.
Omani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gji...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...