Policia thotë se tre shpërthime të fuqishme të tre pakove që u aktivizuan në shtëpi të ndryshme në Austin të Teksasit këtë muaj, janë të lidhura me njëra-tjetrën.
Shefi i Policisë së Qytetit, Brian Manley e bëri këtë pohim të hënën në një konferencë për shtyp.
Më herë të hënën, një nga pakot me bombë shkaktoi vdekjen e një adoleshenti dhe plagosi një grua. Nga një sulm i ngjashëm gjeti vdekjen një burrë në një pjesë tjetër të qytetit këtë muaj, siç thanë autoritetet.
Pak pasi shefi i policisë Manley njoftoi për dyshimet se shpërthimi i së hënës në mëngjes mund të kishte lidhje me atë të dy marsit ku gjeti vdekjen një 39 vjeçar, autoritetet nxituan në vendndodhjet e shpërthimit të tretë, ku u plagos rëndë një grua tjetër.
Autoritetet i bënë thirrje publikut që të lajmërojë policinë nëse marrin pako që nuk i presin.
Shpërthimet e fundit ndodhin ndërsa në qytet mbahet festivali i muzikës, filmit dhe teknologjisë “South by Southwest” që sjell çdo vit rreth 400 mijë vizitorë në Austin./VoA/
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri