Një orë pas vrasjes së Argëtim Asanit në Strugë i njohur edhe si Artan Musliu është arrestuar edhe i dyshuari për vrasjen e tij.
I ndaluari është shtetasi me iniciale A.K nga Struga, vëllai i shoferit të kreut te Struges Zijadin Sela dhe kryetar i Lëvizjes për Reforma në PDSH, i cili para disa kohësh u humb dhe u gjend i vdekur.
Babai i vrasësit është paraqitur vet në polici ku e ka denoncuar djalin e tij për vrasjen e Argëtim Asanit.
Arsyeja e vrasjes së Asanit dyshohet se ka të bëjë me borxhe dhe hakmarrje.
Mësohet se Asani është qëlluar me 5 plumba, ndërkohë që burimet policore thonë se breshëria e plumbave ka ardhur nga një makinë e markës Golf.
Dëshmitarët tregojnë se makina prej nga është hapur zjarr është kthyer për herë të dytë duke qëlluar me plumba ndaj makinës së Hasanit për t’u siguruar për eliminimin e tij.
BDI-ja dënoi sulmin ndaj zv/drejtorit të DAP, por gjithashtu bëri të ditur për opinionin se incidenti nuk ka prapavija partiake dhe as politike.
Nga BDI gjithashtu sqaruan se Argëtim Hasani nuk ka qenë kuadër i partisë së Ahmetit, por i Demokracisë së Re, ndërkohë që postin e zv/drejtorit e kishte fituar nga bashkëpunimi i dy partive.
Zv/drejtori i DAP-it Argëtim Hasani njihet gjithashtu edhe me ermin Artan Musliu. Përveç postit të tij në drejtorinë e të ardhurave publike, ai në Strugë njihet edhe si biznesmen.
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...
Gjendet i vdekur një burrë në Mitrovicë
Nën kërcënimin e armës, grabitet recepsionisti në Prishtinë
Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
Arrestohet në Shtime i dyshuari që kanosi zyrtarët komunalë ...