Charlize Theron është në mesin e aktoreve më të njohura.
Bukuroshja nga Afrika e Jugut ka shkokuar me deklaraten e fundit, kur ajo pohoi se nëna e saj i jepte të përdorte marihuanë në formë të barnave për ta vënë në gjumë pasi ajo vuante nga pagjumësia.
Ata duke biseduar për alternativat tradicionale, menduan për marihuanën e cila rezultojë suksesshëm.
Sipas Charlize, e cila këto deklarata i bëri në shoun amerikan “Jimmy Kimmel Live”, rezultatet e kësaj substance narkotike kanë qenë fantastike dhe shumë funksionale.
“Javën e kaluar nëna ime më bleu marihuanë”, tha aktorja, duke deklaruar se kjo gjë është e lejuar në shtetin e Kalifornisë dhe nuk ka asgjë të keqe.
“Dua gjithmonë të provoj gjithçka. Jetohet vetëm një herë, kështu që pse jo”, u shpreh aktorja e njohur.
Aktorja shtoi se arriti që të flejë në mënyrë perfekte në sajë të “barit” që i bleu nëna e saj.
Ndryshe, aktorja po vazhdon të jetë shumë aktive në aktrim./Arbresh.info/

Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A