Ylli i Leicester Cityt, Riyad Mahrez, ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli përmes një postimi tepër të dyshimtë në llogarinë e vet zyrtare në Facebook.
Një mesazh u publikua në faqen e verifikuar të Mahrezit në Facebook të martën vonë, duke sugjeruar se përfaqësuesi i Algjerisë po pensionohet nga futbolli.
Postimit i është bashkangjitur një fotografi e Mahrezit me mbishkrimin: “Pas konsultimit të fundit me shumë doktorë, kam vendosur të qëndroj larg futbollit. Meqë koha ime si lojtar futbolli mbaron këtu, do të doja t’i thosha disa fjalë. Dua t’i falënderoj të gjithë për përkrahjen që ma kanë dhënë në këtë qytet të jashtëzakonshëm. Gjithmonë do të jeni në zemrën time”.
Megjithatë, ende nuk ka asnjë reagim nga klubi apo Kombëtarja e Mahrezit rreth këtij postimi të çuditshëm. /arbresh.info/
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...