Rreth njëzet fëmijë sot ishin pjesëmarrës në kampin intereaktiv i cili është duke u organizuar në Qendrën Rekreative në parkun e Gërmisë.
Këtë aktivitet të organizuar nga OJQ “Toka” dhe Klubi Alpin “Prishtina”e ka përkrahur Komuna e Prishtinës, duke i dhënë shtëpizat, furnizimin me rrymë e me ujë falas të tyre, si dhe subvencionim direkt të aktivitetit nga Drejtoria e Kulturës.
“Gjatë këtyre tre ditëve, me përkrahjen e Komunës së Prishtinës e cila ka qenë shumë e rëndësishme dhe në bashkëpunim me Klubin Alpin Prishtina dhe “World Wide Fund for Nature”, do të realizojmë një program tre ditor përmes së cilit të rinjtë do të mësojnë për natyrën, si të mbijetojnë në natyrë, si ta përdorin kompasin, hartën, s”, tha Jehona Gjurgjeala, organizatore e këtij aktiviteti nga OJQ “TOKA”, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa, drejtoresha e Kulturës, ,Saranda Bogujevci tha se janë të përkushtuar që të organizojmë sa më shumë aktivitete për të rinj.
Mbi 1300 gjoba dhe 31 aksidente brenda një jave në rajonin e...
Operacion i rrallë në Spitalin e Mitrovicës, 54-vjeçarit i h...
Sekuestrohen rreth 300 kg duhan në Viti, dyshohet se u kontr...
Brazili dhuron spektakël, fiton miqësoren e tetë golave kund...
SHBA-ja kryen sulme të reja “vetëmbrojtëse” në Iran
Pas dhunës ndaj protestuesit në Zvërnec, 2 kompanive të sigu...