Hip hop superylli, Gjiko, ka gjetur një formë interesante për të komunikuar edhe më shumë me adhuruesit e tij.
Reperi nga Peja i njohur për hitet e tij “Je Shku”, “Shtrejt” dhe “Pablo”, tash ka kaluar në një nivel tjetër.
Ai ka hapur një konkurs për të gjithë adhuruesit e tij sa i përket kopertinës së mixtape të ri të tij që do të vij shumë shpejt.
“Energjiko” titullohet mixtape i ri i reperit dhe ai për kopertinën e këtij mixtape ka angazhuar adhuruesit e tij, ku punimi më i mirë grafik që do të shfrytëzohet për krijimin e tij do të shpërblehet edhe me 500 euro.
Gjiko me këtë formë tregon se edhe adhuruesit e tij mund të fitojnë prej tij, jo vetëm ai nga koncertet dhe dëgjimet e shumat online.
Gjiko së fundmi shijoi një tjetër seri të suksesit me këngën “Shtrejt” në bashkëpunim me Ledrin dhe Lumi B.
Prej kohësh ai është në lidhje me bukuroshen atraktive, Elita Rudi./Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/Bf8HdnRnMz2/?taken-by=gjikotheflyboy
https://www.instagram.com/p/BfwJtkynFeB/?taken-by=gjikotheflyboy
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...